Golden Eagle Ylli është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës në basketboll.
“Gjebrailat” kanë triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës pejane të Boresa me rezultat 106-96.
Takimi i cili u planifikua të fillonte në ora 20:00, filloi me vonesë shkaku i probleme me energji elektrike në ndeshjen paraprake mes Rahovecit dhe Kerasan Prishtinës.
Çereku i parë i takoi skuadrës vendase me tre pikë diferencë 25:22, e cila erdhi në saje të një loje të bukur në mbrojtje.
Por, njëzet minutshi i parë përfundoi me rezultat të barabartë, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 41:41.
Megjithatë, në dy çerekët e ardhshëm më të mirë ishin basketbollistët e Yllit, të cilët në fund korrën fitore.
Në dhjetë minutshin e tretë verdhezinjtë treguan lojë të bukur dhe rikthyen epërsinë në gjashtë pikë, 26:20.
Në çerekun e tretë, basketbollistët e Yllit treguan cilësitë e tyre dhe në fund triumfuan me rezultat 106-96.
Theksojmë se çerekfinalisti i parë është Rahoveci, i cili triumfoi kundër skuadrës së Kerasan Prishtinës me rezultat 81-74.
Të enjten në program janë dy ndeshje të tjera çerekfinale, Sigal Prishtina – Kalaja (17:30) dhe Bashkimi – Trepça (19:45). /Telegrafi/