Ylli Dërvishi është eliminuar nga gara e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai u gjend gjatë javës përball njënominimi shumë të fortë krah dy konkurrentëve Santiana Maloku dhe Blerando.
Nga televotimi i hapur të hënën, Ylli ma rezultuar më pak i votuari nga fansat për të qëndruar në shtëpi.
Ndërkohë, e dyta më pak e votuara ishte mikja e tij më e mirë brenda shtëpisë – Santiana, ndonëse javën e fundit ata i prishën komplet raportet mes tyre.
Sakaq, më i votuari nga televotimi javor ka rezultuar këngëtari me origjinë nga Rugova, Blerando.
Buci gjatë qëndrimit të tij në BBVK u shqua për dinamika të shumta brenda shtëpisë, gjersa javëve të fundit komentohej në rrjetet sociale si një emër potencial për të shkuar në finale. /Telegrafi/