Ylli i ri i Bayern Munich, Kingsley Coman ka thënë se do të ishte i lumtur ta kishte Paul Pogba në skuadrën e tij.
Coman dhe Pogba luajtën në Juventus së bashku, ndërsa të dy Zonja e Vjetër i kishte ofruar falas.
“Nëse do të zgjedhja lojtar, atëherë do ta doja Pogban te Bayerni”.
“Do të ishte fantastike. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është një mesfushor fantastik”
“Ai nuk është i rëndësishëm vetëm në fushë, por edhe jashtë saj pasi do të sillte shumë marketing, ai di tu ngulitet njerëzve në mendje”, ka thënë Coman për Bild. /Telegrafi/