Site icon Telegrafi

Ylli i Barcelonës refuzon ofertat prej 70 milionë eurosh nga Man United dhe Aston Villa

Barcelona pati një afat kalimtar të janarit mjaft të qetë, pasi askush nuk iu bashkua por as nuk u largua nga ekipi i Hansi Flickut.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se pati mungesë përpjekje, pasi klubi ishte i etur ta transferojnë Marcus Rashford si huazim nga Manchester United, por në fund kjo doli të jetë e pamundur.

Një largim nevojitet për të rritur fondet dhe për të krijuar hapësirë në kufirin e pagave në mënyrë që të regjistrohet Rashford, por përkundër tentimeve për ta sforcuar largimin e Ansu Fati, spanjolli vendosi të qëndrojë tek blaugranasit.

Fati ishte lojtari i vetëm që Barcelona e konsideroi për një largim, me Eric Garcia që ishte në mesin e atyre që u mor vendim të qëndronte pavarësisht interesimit të fortë nga Girona dhe Como.

Lexo po ashtu Barcelona largon nga lista e prioriteteve dy mesfushorë – ylli i Bayernit mbetet ‘objektivi i ëndrrave’

Tashmë është bërë e ditur se një tjetër lojtar që po kërkohej me ngulm ishte Fermin Lopez, por ky i fundit refuzoi ofertat në drejtim të tij.

Sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport, Manchester United dhe Aston Villa shfaqën interesim për Fermin gjatë afatit kalimtar dimëror dhe që të dy skuadrat ishin të gatshme të paguajnë 70 milionë euro në drejtim të Barcelonës.

Sidoqoftë, kjo nuk i bëri përshtypje reprezentuesit spanjoll i cili ia ‘mbylli derën’ klubeve të tjera duke preferuar qëndrimin tek Barcelona.

Më herët gjatë këtij sezoni, Fermin kishte nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 dhe ndonëse nuk ka marrë aq shumë minuta këtë sezon, ai ka qenë i frytshëm sa herë që Flick ka pasur nevojë për të./Telegrafi/

Exit mobile version