Telegrafi

Ylli i Barcelonës e dëshiron rikthimin e Messit në Camp Nou

Lionel Messi është duke u lidhur me një rikthim te Barcelona në këtë verë, derisa kontrata e tij me PSG-në skadon në qershor.

Për rikthimin e tij në Camp Nou, Sergi Roberto ka thënë hapur se jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët e duan rikthimin e tij.

“Me krahë hapur, kush nuk do të jetë gati për rikthimin e Messit? Në fund, nuk duam të flasim shumë sepse ai që duhet të vendosë është ai, presidenti, trajneri apo kushdo tjetër, por nëse është për lojtarët, ne po e presim atë tani”, deklaroi Roberto.

Lexo po ashtu U vërshëllye para dhe pas ndeshjes nga tifozët - Messi duket se ka parë mjaft te PSG

Për rikthimin e Messit u pyet edhe Marc-Andre ter Stegen, që tha se edhe nëse nuk shkon atje, atëherë argjentinasi ka bërë mjaftueshëm.

“Nëse ai nuk kthehet, do të jetë keq sepse Messi ka bërë gjëra të mëdha këtu ndër vite dhe të gjithë janë të lumtur kur dëgjojnë emrin e tij të lidhur me Barcelonën”, ka deklaruar gjermani.

Messi me gjasë pritet të largohet nga PSG-ja në këtë afat kalimtar veror, ndërsa ai ka pranuar oferta nga Arabia Saudite dhe Amerika. /Telegrafi/