Në afatin e janarit mund të shohim një transferim të madh, atë të Ivan Rakitic te Manchester City.
Sipas Jutarnji List, Ivan Rakitic është në prag të bashkimit me skuadrën angleze, Manchester City nga Barcelona, përcjell Telegrafi.
Mesfushori kroat ka bërë 12 paraqitje në La Liga këtë sezon, por ky medium kroat pohon se City janë të vendosur tani për të marrë atë nga gjigantët e La Ligas.
Pep Guardiola është i gatshëm për t’i dhënë një vend titullari reprezentuesit kroat, në mesfushë së bashku me David Silva dhe Fernandinho në mesfushë, me Yaya Toure që ka të gjitha gjasat që të largohet nga klubi.
Në rast të arritjes së një marrëveshje, ky transferim do të kushtonte rreth 30-35 milionë euro. /Telegrafi/