Site icon Telegrafi

Ylli i Arsenalit mezi po e pret albumin e Mc Kreshës dhe Lyrical Son (Video)

Një numër i madh artistësh e këngëtarësh mezi po e presin që të dal në shitje albumi i MC Kreshës dhe Lyrical Son.

Te lista e të njohurve që ‘nuk po mund të presin’ albumin e ri kanë qenë edhe kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana si dhe lojtari i ri i Arsenalit, Granit Xhaka.

‘Box’, titullohet albumi i tyre më i ri i përbashkët, i cili pritet të publikohet pikërisht në muajin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Mesin e tyre që kanë realizuar video-selfie janë edhe Blerim Destani, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Fatmir Spahiu.

Albumi është duke u përgatitur në Gjermani, e që do të vihet në treg në gjithë botën por që më tepër iu dedikohet hartës ku flitet shqip. /Telegrafi/

Exit mobile version