Artisti i njohur, Yll Limani kohë më parë paralajmëroi një projekt të ri muzikor.
Një pjesë e shkurtër e këngës së re që mban titullin “U kry” u bë virale në rrjetet sociale dhe tani këngëtari ka zbuluar kohën e lansimit të saj.
Në një postimi në Instagram, Ylli njoftoi se projekti publikohet sonte (e enjte) pas mesnatës në platformën Spotify.
Ndërkohë, videoklipi i këngës lansohet të premten (26 maj) në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.
“U kry”, në Spotify sonte 00:00, YouTube nesër 18:00″, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit.
Theksojmë që e veçanta e klipit të ri të këngëtari është edhe paraqitja e aktores dhe modeles spanjolle, Inge Ladd e cila njihet edhe si imazh në kampanjat e markës “Gucci”.
Ndërkohë, kënga e fundit e lansuar nga Ylli është “Ulu” që u mirëprit nga fansat e tij dhe vetëm në YouTube numëron mbi katër milionë klikime. /Telegrafi/