Telegrafi

Yll Limani publikon klipin e këngës “Vaj”

Yll Limani (Foto: YouTube/ONIMA)

“Vaj” është titulli i këngës më të re të Yll Limanit që është publikuar me videoklip.

Producenti Cricket qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën.

Për tekstin është kujdesur vet këngëtari, i cili vjen me një interpretim të shkëlqyer.

Lorenc Aliaj është angazhuar për miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge.

Lexo po ashtu Lajmet për Yll Limanin

Sa i përket anës vizuale, videoklipin e ka xhiruar produksioni Imagine Films.

“Autumn Leaves” ka qenë një prej projekteve më të fundit që Ylli e ka sjellë pikërisht në bashkëpunim me Cricket.

Kënga që interpretohet në gjuhën angleze, në YouTube u shoqërua me një video-animacion. /Telegrafi/