Site icon Telegrafi

Yll Limani ngacmon me disa imazhe të publikuara për Shën Valentin: A t’i propozoj sonte apo jo?

Foto: Yll Limani/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është shumë i pëlqyer për këngët e tij të shumta dhe paraqitjet nëpër koncerte.

Ai vazhdon të jetë aktive dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, këngëtari i hitit “Ldhoja Zanin” vendosi që të ngacmojë imagjinatën e ndjekësve të tij në rrjetin social Instagram, duke publikuar disa fotografi për festën e Shën Valentinit.

Foto: Yll Limani/Instagram

Ai pozoi i veshur me rroba klasike, një palë pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë elegante – gjersa shkruante në mbishkrimin e tyre “A t’i propozoj sonte apo jo?”.

Kjo ka vënë në pikëpyetje shumë prej fansave të tij, të cilët kanë shfrytëzuar hapësirën për komente për ta pyetur nëse ka apo jo diçka të re në jetën e tij private.

Foto: Yll Limani/Instagram

Megjithatë vet Ylli nuk është ka treguar në gjithë këto vite se ka apo jo një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën. /Telegrafi/

Foto: Yll Limani/Instagram

 

Foto: Yll Limani/Instagram

 

Foto: Yll Limani/Instagram
Exit mobile version