Ylber Bardhi, i njohur më mirë si Zuka në serialin “O sa mirë”, ka rënë në dashuri.
Në fakt, bëhet fjalë për rolin episodik të 54-të të serialit, ku Zuka ia shpreh dashurinë Eftiola Lackas, e njohur më mirë si Sara, transmeton Telegrafi.
Madje, në një moment (në minutën e 20-të) ata shkëmbejnë puthje, pas insistimit të madh të Sarës.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet ‘dashuria ’ e këtij çifti në episodet në vijim, pasi Sara po insiston në takime dhe puthje, ndërsa Zuka po kërkon që të njoftohen familjarët e njëri-tjetrit, para të shkëmbejnë puthje “pasionante”. /Telegrafi/