Telegrafi

Yjet urojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Formimi i Ushtrisë së Kosovës është pritur me entuziazëm nga yjet e skenës.

Kosova po shënon një prej ditëve më të rëndësishme në histori, është dita e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet rreth Ushtrisë së Kosovës

Natyrisht se yjet e muzikës e kanë pritur po ashtu me gëzim të madh formimin e ushtrisë.

“Nëpër borë e nëpër shi, sot Kosova ka ushtri. Lavdi dëshmorëve të rënë në luftë sot, sakrifica u kurorëzua me formimin e ushtrisë dhe ëndrra e gjithë neve u bë realitet. Urime Kosovë dhe gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen”, u shpreh Capital T në urimin e tij.

Leonora Jakupi e kujtoi kohën kur ajo i këndoi ushtrisë, e ajo duket e mahnitshme në uniformë.

Ndër yjet që uruan janë edhe këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Blero Muharremi.

I zëshëm ka qenë edhe reperi Gold AG dhe shumë yje të tjera të estradës për këtë ditë të madhe për Kosovën.

/Telegrafi/