Telegrafi

Yjet shqiptare urojnë ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën për 86 vjetorin e lindjes

Nexhmije Pagarusha dhe Shkurte Fejza (Foto: Instagram/shkurte.fejza)

Mbretëresha e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha sot (e martë) feston 86 vjetorin e lindjes.

Me rastin e ditëlindjes së ikonës tonë shqiptare, shumë yje të estradës kanë zgjedhur që ta urojnë atë përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nexhmije Pagarusha

Një nga urimet e veçanta pranoi nga këngëtarja, Shyhrete Behluli e cila i dedikoi këngë “Për ty Nexhmije”, në bashkëpunim me të renë, Learta Jakupin.

Përveç Shyhretes dhe Leartës, në mesin e atyre që e uruan është edhe reperja Tayna, Shkurte Fejza e Remzie Osmani.

Puna e saj krijuese muzikore ka zgjatur pothuajse 50 vjet dhe për shkak të kontrastit në zhanret që ajo ka performuar, nuk është e lehtë të kufizohet se cilit zhanër i takon.

Ajo quhet Bilbili i Kosovës, mbretëresha e muzikës shqiptare, Madam Butterfly dhe disa epitete tjera, ndërkaq ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj. /Telegrafi/