Mbretëresha e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha sot (e martë) feston 86 vjetorin e lindjes.
Me rastin e ditëlindjes së ikonës tonë shqiptare, shumë yje të estradës kanë zgjedhur që ta urojnë atë përmes rrjeteve sociale.
Një nga urimet e veçanta pranoi nga këngëtarja, Shyhrete Behluli e cila i dedikoi këngë “Për ty Nexhmije”, në bashkëpunim me të renë, Learta Jakupin.
Përveç Shyhretes dhe Leartës, në mesin e atyre që e uruan është edhe reperja Tayna, Shkurte Fejza e Remzie Osmani.
Puna e saj krijuese muzikore ka zgjatur pothuajse 50 vjet dhe për shkak të kontrastit në zhanret që ajo ka performuar, nuk është e lehtë të kufizohet se cilit zhanër i takon.
Ajo quhet Bilbili i Kosovës, mbretëresha e muzikës shqiptare, Madam Butterfly dhe disa epitete tjera, ndërkaq ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj. /Telegrafi/