Gjatë ditës së sotme (9 prill 2021) ndërroi jetë legjenda e hip-hipit, DMX.
Lajmin e trishtë e bënë të ditur familjarët e tij, të cilët me pikëllim njoftuan për vdekjen e reperit.
Ndërkohë, yjet shqiptare në rrjetet sociale kanë reaguar për këtë humbje, duke ndarë imazhet e të ndjerit.
Ndër ta është Bim Bimma, i cili në një postim në Instagram shpërndau imazhin ku shihej së bashku me DMX.
Në mesin e tyre ishin edhe Ledi Vula, Majku, Capital T, Rina Balaj dhe shumë të tjerë që shprehën ngushëllime.
Kujtojmë se DMX pësoi sulm në zemër, për shkak të abuzimit që bëri me lëndë narkotike. /Telegrafi/