Shpeshherë këngëtarët dhe artistët shqiptarë janë bërë objekt skandalesh dhe të implikuar në precedentë kriminalë. Më i përfoluri ka qenë Arkimend Lushaj ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Stresi.
Ky i fundit aktualisht është në një proces gjykimi në gjykatën e Tiranës, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit dhe drejtimit të mjetit pa patentë.
Lista e VIP-ave të përfolur në ngjarje kriminale vijon me regjisorin Leonard Bombaj, i cili u akuzua nga një vajzë, nxënëse e tij për akuzën e ngacmim seksual. Më tej të përfolur për një seri sherresh ka qenë reperi Noizy, shkruan Shqiptarja.
Më tepër bujë ka bërë disa vite më parë një video intime, ku regjisorja Inis Gjoni shfaqet teksa përdorte lëndë narkotike dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale, me ish-bashkëshortin e saj, Arjan Selimi.
Ndërkohë, shumë i njohur është dhe konflikti mes dy ish-mikeshave këngëtare, Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi, ku Shkurta u procedua penalisht për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe më pas u shpall e pafajshme.
Shumë bujë ka bërë dhe arrestimi i këngëtares Liliana Kondakçi dhe aktorit të njohur humoristik, Koço Devole, të akuzuar për trafik droge.