Yjet e skenës shqiptare kanë shprehur ngushëllimet pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ata i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimet e tyre.
“Pusho në paqe kryeministër”, ka shkruar Leonora Jakupi në InstaStory.
U prehsh ne paqe, Bajram Rexhepi. Do të mbetesh shembull si njeri, baba dhe politikan siç ishe. Por, më së shumti për humanitetin tënd dhe ndihmën që i dhe popullit tonë. Me të vërtetë një lajm i hidhur. Ngushëllime familjes Rexhepi”, ka shkruar Blero në Instagram.
Rexhepi ndërroi jetë në një spital në Turqi, ai ishte 63 vjeçar. /Telegrafi/