Grammy Awards edhe një herë shpërfaqën yjet dhe stilin.
Emrat më të mëdhenj të hip hopit, RnB, popit dhe rokut u bënë bashkë në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, ceremoninë e 60-të jubilare të saj.
Lady Gaga shkëlqeu në Armani Prive ngjyrë të zezë, teksa Cardi B bëri debutimin e saj në fustan të bardhë dhe këpucët e saj interesante.
SZA u shfaq engjullore, kurse CAmila Cabello u duk e përkryer ën të kuq.
Rita Ora ishte glamuroze në të zezë, kurse shqiptarja tjetër Bebe Rexha preferoi fustan të gjatë La Perla.
Por, akcesori më i preferuar ishte trëndafili i bardhë, që shumë artistë e mbajtën në përkrahje të fushatës së Time’s Up.
Edhe meshkujt kishin dukje mjaft interesante, ku Rick Ross ishte i përkryer në të zezë. Big Sean u shfaq në të kaltër.
Kishte edhe prezencë familjare me John Legend dhe gruan e tij shtatzënë, Chrissy Teigen, Logic me jessica Andrean dhe Dj Khaled me djalin e tij, të cilët u veshën njëjtë në të kuq.
/Telegrafi/