Telegrafi

Yjet që u martuan me fansat e tyre (Foto)

Duket sikur në fakt njerëz të caktuar, vetëm pse janë të famshëm nuk janë kurrë të arritshëm apo aq më pak për t’u bërë partner në jetë.

Diçka e tillë ndodh rëndomë edhe në shoqërinë tone dhe kudo në botë. “E ku do të mi hidhte sytë ai/ajo mua?” – është një fjali e zakonshme kur në fakt nuk je personazh publik dhe ushqen ndenja platonike për dikë që e njeh e gjithë bota.

Mirëpo, koha ka provuar se gjithçka që ndodh, ndodh për shkak të dashurisë dhe nëse dashuria ka të bëjë me një të famshëm, sigurisht që është e mundur të ndodhë nëse rrethanat vijnë të tilla.

Më poshtë, Albeu sjell janë disa raste kur njerëz të famshëm janë martuar me fansat e tyre.

Adam Sandler

(Foto: Getty Images)

Aktori komik e njohu bashkëshorten e tij, Jackie, falë miqve të përbashkët. Pasi u njohën, ai e ka bërë pjesë të disa prej filmave të tij.

Tom Cruise

(Foto: Getty Images)

Tom Cruise dhe Katie Holmes ka qenë ndër dyshet që i kanë bërë të ëndërrojnë shumë njerëz për historinë e tyre. Në të vërtetë, qëkur ka qenë e vogël, Katie ka qenë e çmendur pas aktorit.

Patrick Dempsey

(Foto: Getty Images)

Parukierja Jillian Fink ka qenë gjithnjë një fanse e madhe e aktorit. Ka qenë pikërisht një prerje flokësh shkak i lidhjes dhe dashurisë së fortë mes të dyve.

Nicolas Cage

(Foto: Getty Images)

Alice Kim ka qenë një kameriere dhe ndjekëse e rregullt e filmave të Nicolas Cage. Aktori u dashurua pas saj kur po drekonte në restorantin ku ajo punonte, për t’u martuar disa muaj më pas.

Anne Hathaway

(Foto: Getty Images)

Ajo e njohu Adam Schulmanin, adhuruesin e saj, falë miqve të përbashkët. Katër vjet më pas…, u martuan!