Site icon Telegrafi

Yjet që filluan karrierën duke reklamuar (Video)

Para se të bëhen yje të Hollywoodit, shumë aktorë kanë punuar punë të ndryshme për të mbijetuar.

Një pjesë e tyre kanë filluar karrierën duke reklamuar produkte të ndryshme, që nga çamçakëzët, alkooli apo edhe patatina.

Kështu, një prej yjeve më të mëdha të botës së filmit, Brad Pitt, kishte realizuar disa reklama interesante, transmeton Telegrafi. Në rastin konkret atë kemi mundur a shohim duke reklamuar çipsat e markës Pringles.

Aso kohe Pitt ishte 25 vjeçar dhe duhej të kalonin edhe tre vite të tjera, para se ai të fitojë rolin e parë filmin në “Telma and Louis”.

Mund të jetë e pamundur ta paramendoni Leonardo DiCaprion në diçka tjetër që nuk është film-hit, por ditët e tij të fëmijërisë kanë qenë pak më ndryshe. Si 14-vjeçar ai ka xhiruar një reklamë për çamçakëzë.

Aktorja australiane Naomi Wats kishte realizuar një reklamë për tamponë kur ishte vetëm 16 vjeçe, disa vite para se të fillojë karrierën si aktore.

Në anën tjetër, aktorja Demi Moore ishte paraqitur në një reklamë për Coca Cola. Aso kohe Demi ka pasur 26 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version