Telegrafi

Yjet ndërkombëtare urojnë fitoren e Joe Biden për president i SHBA-ve

Në mediat ndërkombëtare tashmë ka shpërthyer lajmi se Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Pas këtij lajmi, një numër i madh i figurave publike kanë filluar të shpërndajnë imazhe duke uruar Biden.

Njëra prej tyre është edhe Rita Ora, e cila për mes rrjetit social Instagram, ku shfaqej sondazhi me votat e fituara nga Joe Biden.

Postimi i Rita Orës në Instagram

Të njëjtën e bëri edhe artistja shqiptare Dua Lipa, e cila shfaqi gëzimin e madh për fitoren e presidentit të zgjedhur.

Postimi i Dua Lipës në Instagram

Ariana Grande po ashtu ka pasur rastin të jetë ndër ato që ka uruar Biden, ku në një mbishkrim tha se është duke qarë.

Postim i Ariana Grande

Ndryshe nga tre artistet e tjera, Jennifer Lopez ka shpërndarë një fotografi të Kamella Harris, e cila u zgjodh zëvendës presidentja e parë me ngjyrë.

Postimi i Jennifer Lopez

Më e veçanta prej të gjitha këtyre ishte improvizimi i LeBron James, ku në imazh shihej Joe Biden dukë i bërë bllokadë Donald Trump në koshin e basketobollit.

Postimi i LeBron James në Facebook

Ndërkaq, me 20 votat elektorale të Pennsylvanias, Biden në total ka fituar 273 vota elektorale. /Telegrafi/