Në mediat ndërkombëtare tashmë ka shpërthyer lajmi se Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Pas këtij lajmi, një numër i madh i figurave publike kanë filluar të shpërndajnë imazhe duke uruar Biden.
Njëra prej tyre është edhe Rita Ora, e cila për mes rrjetit social Instagram, ku shfaqej sondazhi me votat e fituara nga Joe Biden.
Të njëjtën e bëri edhe artistja shqiptare Dua Lipa, e cila shfaqi gëzimin e madh për fitoren e presidentit të zgjedhur.
Ariana Grande po ashtu ka pasur rastin të jetë ndër ato që ka uruar Biden, ku në një mbishkrim tha se është duke qarë.
Ndryshe nga tre artistet e tjera, Jennifer Lopez ka shpërndarë një fotografi të Kamella Harris, e cila u zgjodh zëvendës presidentja e parë me ngjyrë.
Më e veçanta prej të gjitha këtyre ishte improvizimi i LeBron James, ku në imazh shihej Joe Biden dukë i bërë bllokadë Donald Trump në koshin e basketobollit.
Ndërkaq, me 20 votat elektorale të Pennsylvanias, Biden në total ka fituar 273 vota elektorale. /Telegrafi/