Revista Amerikane ‘Forbes’ edhe këtë vit ka kalkuluar të ardhurat e yjeve në serialet TV, ku në vendin e parë dhe me barazim të pasurisë kanë dalur dy aktoret: Kaley Cuoco-Sweeting dhe Sofia Vergara.
Të dy aktoret kryesojnë listën e ‘Forbes’, të aktoreve-femra, më të paguara televizive.
Cuoco-Sweeting, 29 vjeç, njihet për rolin e saj në “Big Bang Theory” dhe Vergara, 43 vjeç, njihet për rolin e saj në serialin “Modern Family”.
Lista llogaritë të ardhurat e yjeve para ndalesave tatimore të depozituara, nga data 1 qershor 2014 deri më datën 1 qershor 2015.
Pasuria e të dyja aktoreve është vlerësuar e barabartë, përkatësisht, edhe Kaley Cuoco-Sweeting dhe Sofia Vergara kanë arritur që të arkëtojnë nga pagat e serialeve nga 28.5 milion $.
Në vijim mund të shihni listën e të ardhurave për një vit, të 15 yjeve të serialeve më të njohura Amerikane, të përpiluar nga revista ‘Forbes’:
1. (Barazim) Kaley Cuoco-Sweeting and Sofia Vergara: 28. 5 milion $.
3. Julie Bowen, “Modern Family”: 12 milion $.
4. Ellen Pompeo, “Grey’s Anatomy”: 11.5 milion $.
5. Mariska Hargitay, “Law & Order: Special Victims Unit”: 11 milion $.
6. (Barazim) Julianna Margulies, “The Good Wife” and Amy Poehler, “Parks and Recreation”: 10.5 milion $.
8. Mindy Kaling, “The Mindy Project”: 9 milion $.
9. Kerry Washington, “Scandal”: 7 milion $.
10. (Barazim) Patricia Heaton, “The Middle,” Tina Fey, “Unbreakable Kimmy Schmidt” and Emily Deschanel, “Bones”: 6.5 milion $.
13. Pauley Perrette, “NCIS”: 6 milion $.
14. Robin Wright, “House of Cards”: 5.5 milion $.
15. Zooey Deschanel, “New Girl”: 5 milion $.