Telegrafi

Yjet e futbollit që kanë ‘kopjet’ e tyre dhe takimi me ta (Foto)

Disa prej futbollistëve më të njohur kanë ‘kopjet’ e tyre ndër fansa, të cilëve iu është dhënë mundësia të takohen me idhujt e tyre.

Njeriu që ngjan më së shumti me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është turku Gokmen Akdogan, i cili e ka pasur rastin të takohet me futbollistin portugez. Falë kësaj ngjashmërie, ai është bërë shumë i njohur dhe tash ka mbi 56 mijë ndjekës në Instagram.

Atë e njohin të gjithë falë kësaj ngjashmërie.

Edhe sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka ‘kopjen’ e tij. Ai quhet Nicolau Pamies, ndërsa në një fotografi të përbashkët duken sikur janë binjakë.

Sikur të ishin binjakë?

Michael Salazar është personi që ka ngjashmëri me yllin tjetër të Los Blancos, Marcelo. Për më shumë, Salazar është një sulmues nga Belize dhe aktualisht luan te FC Montreal.

Personi që ngjan me Marcelon është po ashtu futbollist.

Andres Carvajal quhet njeriu që ka ngjashmëri të madhe me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao, njofton Telegrafi.

Andres Carvajal shpesh bën foto me fansat sikur të ishte Falcao.

Përveç se ka ngjashmëri me vëllezërit e tij, po ashtu futbollistë, Paul Pogba ngjan sidomos me fizikun e tij edhe me reperin britanik, Stormzy, me të cilin është takuar te Manchester Unitedi.

Ngjashmëri në fizikun e dy yjeve.

Më poshtë jua sjellim edhe disa krahasime në ngjashmërinë e tyre:

/Telegrafi/