Disa prej futbollistëve më të njohur kanë ‘kopjet’ e tyre ndër fansa, të cilëve iu është dhënë mundësia të takohen me idhujt e tyre.
Njeriu që ngjan më së shumti me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është turku Gokmen Akdogan, i cili e ka pasur rastin të takohet me futbollistin portugez. Falë kësaj ngjashmërie, ai është bërë shumë i njohur dhe tash ka mbi 56 mijë ndjekës në Instagram.
Edhe sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka ‘kopjen’ e tij. Ai quhet Nicolau Pamies, ndërsa në një fotografi të përbashkët duken sikur janë binjakë.
Michael Salazar është personi që ka ngjashmëri me yllin tjetër të Los Blancos, Marcelo. Për më shumë, Salazar është një sulmues nga Belize dhe aktualisht luan te FC Montreal.
Andres Carvajal quhet njeriu që ka ngjashmëri të madhe me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao, njofton Telegrafi.
Përveç se ka ngjashmëri me vëllezërit e tij, po ashtu futbollistë, Paul Pogba ngjan sidomos me fizikun e tij edhe me reperin britanik, Stormzy, me të cilin është takuar te Manchester Unitedi.
Më poshtë jua sjellim edhe disa krahasime në ngjashmërinë e tyre:
/Telegrafi/