Telegrafi

Yjet e futbollit ia besojnë buzëqeshjen e tyre profesionalizmit të Dent Fix

Një buzëqeshje e bukur, me dhëmbë me formë dhe ngjyrë të bardhë të ndritshme janë pjesë e rëndësishme jo vetëm e shëndetit, por edhe paraqitjes fizike të një personi.

Për kujdesin e tyre ne duhet që vazhdimisht të kemi kontrolle dentare nga profesionistë që këtë punë përveç profesion e kanë edhe pasion.

Të tilla janë edhe shërbimet e Dent Fix, në vendin ku gjejnë rehati për përkujdesjen e dhëmbëve edhe yjet e skenës sonë nga muzika dhe arti.

Emra të njohur të Përfaqësueses së Kosovës si, Edon Zhegrova, Valon Berisha, Samir Ujkani, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala janë vetë disa që ia besojnë përkujdesjen e dhëmbëve pikërisht Dent Fix, nën udhëheqjen e Prof. Ass.Dr. Fehim Haliti.

Lexo po ashtu Me profesionalizëm dhe shërbime të shkëlqyeshme dentare zgjedhni Dent Fix për buzëqeshjen më të bukur

Për një buzëqeshje të mirë, Dent Fix është përkujdesur edhe për yllin e Arsenalit, Granit Xhaka, ndërsa këtë besim ia ka dhënë edhe boksieri Robin Krasniqi.

Për rikthimin dhe mbajtjen e buzëqeshjes Dent Fix posedon mjetet më të sofistikuara dhe moderne që janë prurje të reja në botën e stomatologjisë.

Pasiguria e dhëmbëve largohet vetëm me përkujdesjen e tyre nga profesionistët e duhur, prandaj në Dent Fix përveç tjerash gjeni edhe stafin mikpritës dhe të kujdesshëm ndaj çdo pacienti. /Telegrafi/