Ka përfunduar përballja bamirëse në mes të skuadrës së Granit Xhakës dhe asaj të Milot Rashicës, e quajtur ndryshe edhe si ‘Loja e Yjeve’.
Përballja në mes të këtyre dy skuadrave solli në stadiumin “Fadil Vokrri”, lojtar që janë aktiv në futbollin profesionist, ata që janë pensionuar, basketbollistë, por edhe këngëtarë nga skena jonë vendore.
Golin e parë në këtë përballje e shënoi Ermir Lenjani, që e kaloi në epërsi skuadrën e Milot Rashicës, mirëpo që nuk zgjati shumë.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1139958730966097920
Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, i barazoi shifrat në 1-1, e që ishte pjesë e ekipit të Granit Xhakës.
Skuadra e yllit të Arsenalit e përmbysi më pas rezultatin në 2-1, pasi topin në rrjetë e futi basketbollisti Dardan Berisha në minutën e 37-të.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1139965642315128833
Pjesa e dytë filloi më mirë për skuadrën e yllit të Werder Bremenit, gjersa Shefki Kuqi realizoi në minutën 46-të për 2-2, ndërsa dy minuta më vonë shënoi edhe Milot Rashica 3-2.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1139972915015950337
Por, Granit Xhaka bëri (56’) një kalim spektakolar për t’i barazuar shifrat në 3-3, ndërsa Armend Thaqi (58’), shënoi për 4-3.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1139973952875507713
Por, kur u mendua se skuadra e yllit të Arsenalit po e fitonte këtë përballje, Ermir Lenjani (75’) shënoi golin e dytë, që ishte edhe goli i barazimit 4-4.
Skuadra e Granit Xhakës u drejtua nga Afrim Tovërlani, e ajo e Milot Rashicës u udhëhoq nga Ismet Munishi.
Kjo ndeshje bamirësie u zhvillua nga iniciativa e dy lojtarëve që luajnë në arenën ndërkombëtare për t’i ndihmuar kështu dhjetë familje kosovare në nevojë. /Telegrafi/