Pasi përfundoi takimin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, Yee ka hyrë në takim me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në Klubin e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev lëshoi Kuvendin dhe u tha gazetarëve se do të ketë komunikatë. Ai ishte i shoqëruar nga Zëvendës kryetarja Radmilla Shekerinska dhe Sekretari i Përgjithshëm Oliver Spasovski.
Gjatë takimit Zoran Zaev me Yee tha se Xhaferi është legjitim.
“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe legjitime, në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me përkushtim dhe në periudhën vijuese do të angazhoheni në formimin e qeverisë së re reformuese”, tha ndër të tjera kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
Gruevski është i shoqëruar nga deputeti Vllatko Gjorçev.
Më parë Hoyt Yi u takua me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e ri të parlamentit, Talat Xhaferi. Yee dje u takua me përfaqësuesit e partive shqiptare.
Yee, sot në bazë të agjendës së ditës do të bëjë një deklaratë për media. /Telegrafi/