Telegrafi

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Talenti i madh spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal ka folur për krahasimet e tij me legjendën Lionel Messi.

Kur u pyet se çfarë ndjen kur krahasohet me Lionel Messin te Barcelona, ​​Lamine Yamal nuk ngurroi t’i thotë fjalët më të mira për argjentinasin.

“Messi është lojtari më i mirë në histori. Të krahasohesh me të është e pabesueshme, por askush nuk mund të krahasohet me të”, ka thënë fillimisht Yamal.

“Shpresoj të kem gjysmën e karrierës që ka pasur Messi. Askush nuk do të jetë Messi, ky krahasim madje mund ta dëmtojë atë lojtar”.

Lexo po ashtu Mbreti i Spanjës me reagim epik kur kupton se sa vjeç është Lamine Yamal, bëhet hit në rrjetet sociale

Talenti i Barcelonës thuhet gjithashtu se ka refuzuar të pranojë fanellën ikonike me numër 10. Megjithatë, duket se ai ka disa kushte për të marrë atë.

“Numri 10 i përket Ansu Fatit; Nëse ai nuk do të ishte në skuadër dhe do të ma ofronin, sigurisht që do ta pranoja, është një ëndërr për mua”, përfundoi spanjolli.

Lexo po ashtu Nga Bajrami dhe Yamal te Guler dhe Ronaldo – të gjitha rekordet e thyera në Euro 2024  

Yamal aktualisht është i fokusuar në fitimin e Euro 2024 me Kombëtaren e Spanjës.

Ai ka dhënë një asistim në tre paraqitje deri më tani, pasi ka shijuar një sezon të shkëlqyer 2023/24 me Barçën. /Telegrafi/