Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka reaguar pasi Yahya Sinwar është lider i ri i grupit militant palestinez, Hamas.
Kryediplomati izraelit ka deklaruar se zgjedhja e Sinwarit në grupe të grupit është edhe një arsye më tepër për ta eliminuar atë dhe organizatën palestineze.
“Emërimi i krye-terroristit Yahya Sinwar si lideri i ri i Hamasit, për të zëvendësuar Ismail Haniyeh, është një tjetër arsye bindëse për ta eliminuar shpejt atë dhe për ta fshirë këtë organizatë të ndyrë nga faqja e dheut”, shkroi Katz në platformën X.
The appointment of arch-terrorist Yahya Sinwar as the new leader of Hamas, replacing Ismail Haniyeh, is yet another compelling reason to swiftly eliminate him and wipe this vile organization off the face of the earth.
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) August 6, 2024
Sinwar u emërua pasi Ismail Haniyeh u vra në rezidencën e tij në Teheran gjatë javës së kaluar.
Vrasja u raportua se u orkestrua nga Mossad, i cili punësoi agjentë të Gardës Revolucionare iraniane për të vendosur eksploziv nën shtrat vetëm disa orë para se të vritej.
I konsideruar si orkestruesi kryesor i “masakrës së 7 tetorit”, Sinwar është njeriu më i kërkuar i Izraelit në sulmin e tij ndaj Gazës.
Palestinezi 61-vjeçar ndihmoi në krijimin e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Qassam, por u bë i njohur si “kasapi i Khan Younis” për angazhimin e tij në kërkimin dhe gjetjen e spiunëve izraelitë dhe palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim. /Telegrafi/