Telegrafi

Ya Nina të premten sjell këngën e re “Ment e mia”

Foto: Screenshot/Instagram

Reperja e njohur e skenës shqiptare, Ya Nina, ka nisur përgatitjet për këngën e re.

Këtë e ka njoftuar nëpërmjet një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo zbuloi se ka gati projektin muzikor “Ment e mia” dhe se pritet të lansohet më 2 qershor (e premte).

“Ment e mia. 02.06.23”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo vjen dy javë pas bashkëpunimit me Dafina Zeqirin “Nasty x See Me” që mblodhi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.

Ya Nina përndryshe së fundmi ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur më shumë për fillimet në karrierë, projektet si dhe për planet në të ardhmen.

Ajo për pak kohë në skenë po pëlqehet mjaft shumë nga publiku e ka fituar fansa anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/