Nuk ka shumë kohë që i është bashkuar tregut të muzikës shqiptare dhe tashmë numëron disa këngë që janë pritur mirë nga publiku.
Bëhet fjalë për këngëtare, Ya Nina e cila sot (e premte) ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Merri” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale, e cila u realizua nga produksioni “Sekuence”.
Producent i këngës është Cricket i cili gjithashtu ka realizuar muzikën dhe miksimin.
Teksti i këngës u shkrua nga vet këngëtarja në bashkëpunim me reperin e njohur, Elinel.
Melodia e këngës u realizua nga Ya Nina dhe Ada Satka, ndërkaq për masterizimin u përkujdes Lorenc Alias.
Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj. /Telegrafi/