Site icon Telegrafi

Xiaomi theu rekordin e Porsche

Porsche u mund në terrenin e shtëpisë, në rrugën legjendare që mundën – Ferrin e Gjelbër.

Vetura elektrike kineze, Xiaomi SU7 Ultra është mbajtësi i ri i rekordit për makinat elektrike me katër dyer në Nordschleife. Në fillim të këtij viti, Porsche Taycan Turbo GT rimori rekordin e Nürburgring për makinën më të shpejtë me katër dyer.

Tani Xiaomi ka njoftuar se ka thyer rekordin me prototipin e veturës së re elektrike SU7 Ultra.

Xiaomi arriti të arrijë një xhiro spektakolare prej 6.46 minutash, e cila mund të krahasohet me rekordin e mëparshëm të Porsche prej 7.07 minutash, i cili nga ana e tij theu rekordin e mëparshëm të Tesla Model S Plada, shkruan HAK Review.

Xiaomi Ultra i ri ka 1548 kuaj/fuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 1,97 sekonda. Shpejtësia maksimale është 350 km/h. Kjo është përpjekja e parë e prototipit në Nürburgring. Prandaj, kjo është një mrekulli, por edhe një fillim i ri, sipas Xiaomi.

Rekordi dyshohet se u arrit nga shoferi britanik David Pittard, i cili fitoi garën 24 orë të Nürburgring vitin e kaluar. Versioni i prodhimit të Xiaomi SU7 Ultra do të prezantohet zyrtarisht në gjysmën e parë të vitit 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version