Prodhuesi kinez Xiaomi, i njohur për prodhimin e telefonave shumë të kompletuar dhe me çmime të volitshme, prezantoi telefonin e ri që nuk dallon shumë prej konceptit që e kemi parë më herët.
Gjatë fillimit të Mobile World Congress që po zhvillohet në Barcelonë, është shfaqur Mi Mix 3 5G, që kushton 599 euro, transmeton Telegrafi.
Nga jashtë, nuk dallon prej modelit aktual, vetëm se brenda e ka çipin Snapdragon 855 nga Qualcomm, si dhe modemin e ri të kompanisë X50 5G.
Sipas Xiaomi, ky modem mundëson përformancen e plotë të 5G, ku shfrytëzuesit mund ta shkarkojnë një video prej 15 minutave me 1,080p, apo një dokument mp3 me kapacitet 320Kbps, për një sekondë.
Kompania e ka bërë një demonstrim me rrjetin 5G të këtij telefoni, duke realizuar një video thirrje që ka përfunduar mirë, megjithëse kualiteti ka lënë shumë për të dëshiruar.
Megjithatë, telefoni duket se është i komplikuar, ndërsa në një të ardhme të afërt do të dihen edhe të gjitha detajet përbërëse. /Telegrafi/