Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale, duke u bërë një prej femrave më të komentuara të shoubizit në rrjetet sociale.
Së fundmi, finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova publikoi një video për ndjekësit e saj në InstaStory, ku shfaqej mjaft provokuese teksa bënte një vallëzim sensual disa sekonda.
E veshur me një fustan të zi të shkurtër, bukuroshja nga Drenica u kujdes që të vinte në pah linjat e saj atraktive trupore, në videon e cila ka bërë për vete fansat e saj të shumtë.
“Ata mund t’ju eliminojnë juve nga një konkurs, por nuk mund të zbehin dritën tënde”, ka shkruar Xhuli në mbishkrimin e kësaj videoje.
Kjo video e Xhulit duke kërcyer vjen si një lloj “reagimi” ndaj spektakli ‘Dancing With The Stars’, ku edhe pse u shqua si një prej konkurrenteve më të talentuara, ajo u eliminua pak javë para finales – vendim të cilin shumë fansa e cilësuan si jo të drejtë.
Megjithatë, ajo ka paralajmëruar rikthimin e saj në DWTS këtë të premte në natën finale, mesa duket për një performancë përmbledhëse në fund të spektaklit. /Telegrafi/