Sa ishte duke folur me Gresa Hotin, Juliana Nura ka thënë se e ka marrë malli të bie në dashuri.
Tutje, ajo madje zbuloi se sa herë në jetë është dashuruar.
“Më ka marrë malli me u dashuru, unë e di që kur çmendem, çmendem keq… Një herë kam qenë e dashuruar në jetën time. Fluturat në bark i kam pasur në vitin 2017, që pesë vjet”, citon Klan Kosova fjalët e saj.
Xhuli ka theksuar se ajo takon shumë njerëz, mirëpo mendjen e ka vetëm te puna.
“Unë takoj njerëz çdo ditë, por problemi është që e kam mendjen vetëm punë, punë e kurrë gati nuk dal për qejf”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, Gresa i tha se në rregull është të punojë, mirëpo edhe duhet kushtuar kohë vetes.