Site icon Telegrafi

Xhuli thotë se Drenica ka mentalitet më të përparuar se Tropoja, revoltohet Stresi: Po ofendon qytetin tim

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Xhuli Nura janë përfshirë sërish në një debat.

Të dy janë në mesin e banorëve të nominuar të kësaj jave dhe në darkën e organizuar për ta, të gjithë janë përgjigjur në lidhje me disa pyetje direkte drejtuar njëri-tjetrit.

Teksa fliste për debatet e vazhdueshme që kanë patur me Stresin, Xhuli nxiti sërish një të tillë duke thënë se Drenica është më e përparuar se qyteti i lindjes së reperit, Tropoja.

“Unë e di që ti brenda e ki zemrën e mirë e ke përdorur shumë keq ndaj meje, e di që i ke rënë pishman që e ke përmend Drenicën e ke thënë krejt Kosova të njeh kështu, unë vi nga Drenica, unë jam krenare që vi nga Drenica dhe Drenica është krenare me mua, le të më gjykojnë unë e di që kanë shkuar përpara ata nuk është Tropojë, unë kam qenë e lidhur me një tropojan, e di si janë”, ka thënë Xhuli.

Kjo nxiti reagimin e banorëve, e më së shumti të Stresit i cili u largua nga tavolina duke mos dëshiruar që të vazhdonte debatet më me Xhulin.

“Drenica është e të gjithëve. Kam thënë ki kujdes kur flet për Drenicën se të gjykojnë, ti po ofendon Tropojën, Tropoja mban numrin një në Shqipëri për profesorë, doktorë dhe për besë, unë largona nga kjo tavolinë, faleminderit shumë që e ofendove qytetin tim, Tropoja është i vetmi vend që në 97,98, 99 ka humb djem dhe ka qenë vendi numër një në Shqipëri që ka kontribuar në luftën e Drenicës dhe Kosovës”, u shpreh Stresi.

Ndryshe, kujtojmë që sonte (e premte) mbahet ‘Prime’ i radhës dhe pritet që njëri prej banorëve të nominuar të lë shtëpinë.

Teksa, theksojmë që konkurrentët e mbetur do të vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version