Site icon Telegrafi

Stresi-Xhulit në BBVK: Mos thuaj që jam prej Drenice, se një drenicas flijohet e nuk ia puth këmbët askujt

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka reaguar “i zhgënjyer” nga Xhuli, pasi Mbresa i ka treguar për skenat e puthjes së këmbëve të Vedatit dhe uljes në prehër.

Ai ka kërkuar nga Xhuli të mos e identifikojë veten si një “drenicake”, pasi që sipas tij, njerëzit që vijnë nga ky regjion dallojnë shumë nga ajo.

“Mos thuaj jam prej Drenice se një drenicas flijohet e nuk ia puth këmbët askujt”, ka thënë ai pos tjerash, duke folur për Xhulin.

@bigedits.ksv #fyp #fypシ #fy #foryou #foryoupage #viral #explore #goviral #tiktok ♬ original sound – ??? ???????

Përndryshe, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova këto ditë po futen banorët që janë eliminuar në të kaluarën.

Lexo po ashtu Shota Baraliu në BBVK: Në kohë lufte e kam mbajtur në gji një 18 vjeçar, por kujtova se ishte fëmijë

Përndryshe finalja e madhe e BBVK do të mbahet të premten, ku njëri prej pesë finalistëve (Xhuli, Mbresa, vedati, Stresi dhe Artani) do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/


Exit mobile version