Xhuli Nura nuk është duke e përjetuar mirë ndarjen nga Atdheu.
Mbrëmjen e së dielës, ajo u pa duke lotuar gjatë një bisede me të.
Përkatësisht në kuzhinë, bukuroshja drenicase është shfaqur shumë e përlotur përballë Atdheut.
“Kam qenë shumë i lumtur për dy javë, faleminderit për gjithçka”, i ka thënë fillimisht Atdheu-Xhulit.
Më pas e njëjta është larguar dhe është parë teksa qante në disa ambiente të shtëpisë.
Madje në një moment ajo kishte dalë e vetme në oborr, ku mund të shihej duke qëndruar e mërzitur në mes të dëborës.
Dyshja përndryshe vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre mbrëmjen e së premtes pas disa mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin. /Telegrafi/