Xhuli Nura edhe mbrëmë (e shtunë) gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova ka debatuar me aktorin Vedat Bajrami.
Vedati gjatë një diskutimit pak ditë më parë e quajti Xhulin me epitetin ‘komandante e Dubait’.
Xhuli u ndje e ofenduar madje me lot në sy ka kërkuar që Vedati të bëjë një falje publike ndaj saj.
Mirëpo, edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë), Xhuli është parë e acaruar teksa po diskutonte me Stresin për Vedatin.
Modelja nga Drenica ka rikthyer temën e luftës që kohë më parë e diskutoi me Vedatin duke e pyetur se pse nuk ka qëndruar të luftonte.
Xhuli i tha Stresit se vazhdon të ketë të njëjtën mendim për aktorin dhe se mendon që ai është ‘dështak’.
“Pse t’i kërkoj falje kur nuk e kam ofenduar, unë thjesht mendoj që je një dështak që nuk ke guxim me i dalë ballë kushdo që mundohet me hy në territorin tënd, pyetja e vetme që i bie pishman që nuk ia kam bërë, ‘nëse krejt kishin qenë si ti Vedat Bajrami çka kish ndodh me Kosovën, nëse askush nuk i kish dalë ballë serbit ku do ishte Kosova sot, ne nuk do të ishim në Big Brother VIP po ishim pjesë e Serbisë ose kishim ardh krejt në Shqipëri, por kemi burra që kanë luftuar e që i kanë dalë ballë serbit”, tha Xhuli.
Ndryshe, kujtojmë që pas debatit me Xhulin, Vedati mbrëmë u zgjodh i preferuari i publikut.
Ndërsa, theksojmë që e eliminuara e radhës ishte banorja nga Shqipëria, Melisa Lleshi. /Telegrafi/