Xhuli Nura ka qenë një nga personazhet më të spikatura në Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka krijuar debate të shumta me konkurrentët e tjerë, është kritikuar e madje shpesh edhe i ka sulmuar.
Pas daljes nga shtëpia, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive me shkrime të ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi ka publikuar një video duke prezantuar ‘Librin e Suksesit’, për të cilin ka folur edhe në BBVK.
Në këtë libër, modelja nga Drenica tha se mban gjithçka – sukseset, udhëtimet e po ashtu edhe planet për të ardhmen.
“Mirëmëngjesi o njerëz të bukur. E mbani mend librin e suksesit që kam shpjeguar në Big Brother, është mbi dhjetë vite e vjetër”, u shpreh ajo.
“Është prishur pak, por këta i kam shënuar të gjitha sukseset e mia. Udhëtimet, koncertet, gjërat që më motivojnë. Të gjitha çfarë kam ëndërruar t’i kem në jetë, në këtë libër i kam”, vazhdoi Nura.
Duhet theksuar që ajo ishte në mesin e pesë finalistëve në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/