Xhuli Nura ka qenë njëra nga banoret që e ka afruar më së shumti Atdhe Xheravinën që nga hyrja në këtë reality shou.
Dyshja kanë krijuar një afrimitet të madh ditëve në vijim, duke shprehur në një mënyrë edhe pëlqimin që kanë ndaj njëri-tjetrit.
E në natën Prime është publikuar një klip i tyre, në të cilin janë ngacmuar e kanë kaluar çaste bashkë.
Lidhur me këtë, bukuroshja nga Drenica ka thënë se është e hapur për një njohje të re.
“Jam e hapur për një njohje të re. Atdheu ka shpreh dëshirë. Po dua të njoh më thellë, më mirë”, tha Nura.
Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i “Përputhen” gjithashtu ka bërë disa skena dhe e ka ngacmuar me fjalë.
Xhuli përndryshe ka deklaruar në BBVK se prej vitesh nuk ka qenë në një lidhje dashurie. /Telegrafi/