Bukuroshja e njohur nga Drenica, Xhuli Nura, ka befasuar me një nga postimet e fundit që ka ndarë në InstaStory.
Modelja nga Drenica hodhi një fotografi në InstaStory, në të cilën u shfaq me fustan nusërie.
Ajo dukej e mrekullueshme dhe se mori vëmendjen e të gjithëve me këtë pamje.
“Mezi po pres”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.
Siç shihet kjo ka të bëjë me reklamë pasi Xhuli deri më tani është deklaruar beqare.
Megjithatë, po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e faqet rozë.
Si një personazh tejet i ndjekur, Xhuli shpesh reagon për situata dhe jep këshilla për ndjekësit. /Telegrafi/