Site icon Telegrafi

Xhuli Nura shihet e përlotur teksa qëndron e distancuar nga banorët e tjerë

Xhuli Nura po vazhdon rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova kur kanë mbetur më pak se një javë deri në përfundimin e tij.

Modelja nga Drenica, e cila është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në shtëpinë e famshme së fundmi ka qëndruar larg debateve.

Ajo u pa e vetme në oborrin e shtëpinë e distancuar nga pjesa tjetër e banorëve ndërsa shihet e përlotur.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në një moment vjen Stresi për të pyetur se çfarë kishte, por Xhuli ka refuzuar t’i përgjigjej.

Lexo po ashtu Mbresa befason sërish me deklaratën, thotë se Kosova është shtet qe 23 vjet

Kujtojmë që teksa finalja e madhe është afër kanë mbetur pak banorë që janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Për këtë tashmë është hapur televotimi se cilët prej banorëve të mbetur do të donit t’i dërgoni në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version