Telegrafi

Xhuli Nura pranon se ka përdorur lëndë narkotike për qetësim

Xhuli Nura është një prej banoreve më të përfolura të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Modelja nga Drenica ka qenë ndër protagonistet e këtij formati dhe teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri në finale ajo po shihet si një ndër pretendentet e çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.

Gjatë këtij rrugëtimi, Xhuli nuk ka hezituar që të tregojë shumë gjëra nga jeta e saj private ndërsa nuk kanë munguar as debatet e forta me shumë prej banorëve.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Së fundmi ajo ka habitur kur zbuloi se më parë ka përdorur lëndën narkotike, kanabisi për t’u qetësuar.

“Bari kom pi më herët për t’u qetësuar, edhe është për shëndet, njerëzit përdorin ose tableta ose të pastër”, ka thënë Xhuli.

Lexo po ashtu Përplasje e ashpër mes Stresit dhe Vedatit: Ule dorën, mos ma luaj shmekerin ti mua

Kjo deklaratë e saj ka bërë që Vedati të ndërhynte në diskutim duke thënë se asnjë lëndë narkotike nuk të ndihmon në shëndet ashtu siç pretendon Xhuli.

“Asnjëra prej lëndëve narkotike nuk i ndihmon shëndetit, nëse flasim për mjekësi ajo përpunohet vajin e kanabisit për barna të ndryshme,  të gjitha llojet i njoh se çfarë janë, kam jetuar në një rreth ku i kam parë të gjitha këto gjëra, asnjë lëndë narkotike nuk të ndihmon për asgjë është veç gënjeshtër”, u shpreh Vedati.

Kujtojmë që Xhuli dhe Vedati prej javësh kanë nisur debatet të ashpra me njëri-tjetrin dhe kjo duket se do të vazhdojnë deri në përfundimin e rrugëtimit të tyre në BBVK. /Telegrafi/