Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, është pëlqyer gjithmonë nga publiku shqiptar për pamjen e saj të jashtme.
Megjithatë, duket se ka pjesë të trupit dhe fytyrës për të cilat ajo nuk është tërësisht e kënaqur, ndaj edhe ka zgjedhur që të kryejë një ndërhyrje plastike.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Xhuli ka dokumentuar procesin e rimodelimit të hundës, të cilën e ka kryer në një klinikë ndërhyrjesh estetike.
“Unë zgjodha të shkoj te me të mirët e kirurgjisë plastike! Nëse keni qenë në dilemë se çfarë ndërhyrje kisha zgjedhur për të kryer, është pikërisht rimodelimi i hundës. Hunda ime asnjëherë nuk ka qenë problematike, e në këtë rast nevojitet një punë shumë delikate për një rezultat ideal, ashtu si dua unë”, shkroi Xhuli në mbishkrimin e videos.
Xhuli përndryshe ka qenë mjaft aktive që pas përfundimit të aventurës së saj në spektaklin shumë të shikuar Big Brother VIP Kosova.
Në këtë garë të madhe mes personazheve VIP, ajo rezultoi e treta në finalen e madhe dhe njëherësh femra më e arritur në edicionin e parë të BBVK. /Telegrafi/