Bukuroshja e njohur shqiptare, Xhuli, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.
Ajo mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Kosova, nga i cili doli edhe finaliste duke fituar plot 10 mijë euro.
Ndërkohë që po vazhdon me angazhimet e saj, ajo gjatë kësaj kohe është parë edhe duke shijuar pushimet.
Megjithatë, modelja nga Drenica i ka dhënë fund aludimeve se është në një lidhje të re.
“Juli kapet mat me të dashurin? Kush po e shoqëron në pushime”, ka shkruar fillimisht në postim.
Ajo tutje theksoi: “Oh të parët do ta dini sapo të bëj të dashur”.
E njëjta ka kohë që nuk është komentuar për një romancë dashurie, ndonëse sa ishte në BBVK kishte folur vazhdimisht për jetën private. /Telegrafi/