Telegrafi

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare

Xhuli Nura është kthyer në një personazh shumë të kërkuar pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Konkurrentja, e cila mori vëmendje të madhe në këtë format, po vazhdon të jetë mjaft aktive tani edhe në rrjete sociale.

Modelja nga Drenica së fundmi ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare, me të cilat po ashtu ka marrë vëmendje të madhe.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo duket e mrekullueshme, ndërsa këto paraqitje i shkojnë në masë të madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Zeshkania edhe sa ka qenë brenda BBVK ka folur për traditat, zakonet dhe gjërat shqiptare që pëlqen.

Foto: Screenshot/Instagram

Përkundër se është rritur dhe ka jetuar jashtë trojeve shqiptarë, Nura ka theksuar se është shumë e lidhur me origjinën.

E njëjta kujtojmë që ishte në mesin e pesë finalistëve në Big Brother, ku fitues i edicionit të parë u shpall Stresi. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram