Site icon Telegrafi

Xhuli Nura merr pjesë në marshin në Prishtinë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Sot (e premte) në Prishtinë u mbajt një marsh në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këtij marshi i kanë prirë dy të mbijetuarat, Vasfije Krasniqi dhe Shyrete Sulimani, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe drejtoreshën e Qendrës Rehabilituese për të Mbijetuarit e Torturës, Feride Rushiti.

Pjesë e marshit ishte edhe ish-banorja e Big Brother Kosova, Xhuli Nura e cila në disa foto të Telegrafit u pa në mesin e marshuesve.

Foto: Telegrafi

Xhuli u pa e veshur edhe me bluzën simbolike të këtij marshi ndërsa disa qytetarë shfrytëzuan rastin të bënin foto me të.

Foto: Telegrafi

Ndërkohë theksojmë që përfundim të marshit do të prezantohet edhe instalacioni “14 Prilli”, ditë kjo që nga tani zyrtarisht njihet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

 

Foto: Telegrafi

 

Exit mobile version