Modelja e njohur nga Drenica, Xhuli Nura, momentalisht ndodhet në Zvicër.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit postime të ndryshme.
Bukuroshja ka publikuar disa fotografi të reja, me anë të të cilave ka vënë në pah linjat trupore.
E njëjta duket në formë të mirë, ndonëse shfaqet më sportive – një xhaketë rozë e gete të zeza.
“Gjithçka çfarë dua për Krishtlindje është ti, ata thanë”, ka shkruar ajo.
Xhuli javë më parë bëri bujë të madhe me largimin nga “Dancing with the Stars”.
Ajo bëri disa akuza dhe në këtë mes përfshiu edhe këngëtaren Fifi, e cila po ashtu është pjesë e këtij spektakli vallëzimi. /Telegrafi/